Votat me postë drejt fundit: VV e PDK në rritje, LDK e AAK në rënie

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të dhënat e fundit ndërsa vazhdon numërimin e votave me postë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Derisa janë numëruar 96,83% e votave, Lëvizja Vetëvendosje vijon të prijë bindshëm me 72.01% të votave të numëruara deri më tani. Të dhënat tregojnë se në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike…

Lajme

05/01/2026 17:04

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të dhënat e fundit ndërsa vazhdon numërimin e votave me postë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Derisa janë numëruar 96,83% e votave, Lëvizja Vetëvendosje vijon të prijë bindshëm me 72.01% të votave të numëruara deri më tani. Të dhënat tregojnë se në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 10.18%, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 9.59% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 3.97%.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve mund të shpallen para datës 19 janar, pasi të përfundojë procesi i numërimit dhe verifikimit të të gjitha kategorive të votave.

Ky përditësim vjen ndërsa partitë politike vazhdojnë të monitorojnë procesin dhe KQZ‑ja publikon të dhënat në platformën e saj zyrtare për votat me postë dhe ato të tjera të prapambetura, duke respektuar afatet e ligjshme për certifikimin e rezultateve preliminare. /Lajmi.net/