Vonohet seanca ndaj “Capave dhe Sekiraqëve”, dëshmitarja nuk paraqitet

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur me rreth një orë vonesë seanca gjyqësore ndaj grupit të njohur si “Capat dhe Sekiraqët”. Seanca është vonuar për shkak se dëshmitarja e paraparë për sot, Rinora Dermaku, nuk është paraqitur në gjykatë, pasi raportohet se është e sëmurë. Ndërkaq, gjatë seancës së sotme pritet të vazhdojë dhënia…

Lajme

02/10/2026 10:25

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur me rreth një orë vonesë seanca gjyqësore ndaj grupit të njohur si “Capat dhe Sekiraqët”.

Seanca është vonuar për shkak se dëshmitarja e paraparë për sot, Rinora Dermaku, nuk është paraqitur në gjykatë, pasi raportohet se është e sëmurë.

Ndërkaq, gjatë seancës së sotme pritet të vazhdojë dhënia e dëshmisë nga mjeku ligjor Valon Hyseni.

Rasti është duke u shqyrtuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.