Von der Leyen vjen në Kosovë, shtohen masat e sigurisë në aeroportin e Prishtinës
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vjen sot në Kosovë. Kjo vizitë e saj vjen në kuadër të vizitës që po e realizon në Ballkanin Perëndimor. Pak para se ajo të arrij në Kosovë, janë shtuar masat e sigurisë në aeroportin e Prishtinës. Aty pritet që studentët ta presin Von der Leyen me…
Lajme
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vjen sot në Kosovë.
Kjo vizitë e saj vjen në kuadër të vizitës që po e realizon në Ballkanin Perëndimor.
Pak para se ajo të arrij në Kosovë, janë shtuar masat e sigurisë në aeroportin e Prishtinës.
Aty pritet që studentët ta presin Von der Leyen me disa pankarta për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për krerët e UÇK-së./Lajmi.net/


