Von der Leyen: Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin Evropës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen ka mbledhur sot në Bruksel liderët e shteteve të Ballkanit. Në këtë i pranishëm është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Von der Leyen ka publikuar tashmë edhe pamjet nga ky takim dhe përshëndetjet që pati me liderët e shteteve ballkanike. “Sot prita liderët e gjashtë partnerëve…

Lajme

19/09/2024 14:13

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen ka mbledhur sot në Bruksel liderët e shteteve të Ballkanit.

Në këtë i pranishëm është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Von der Leyen ka publikuar tashmë edhe pamjet nga ky takim dhe përshëndetjet që pati me liderët e shteteve ballkanike.

“Sot prita liderët e gjashtë partnerëve të Ballkanit Perëndimor. Të gjashtë vendet i përkasin Evropës. Kjo është ajo për të cilën ne po punojmë. Paralelisht, ne po i afrojmë ekonomitë dhe tregjet e tyre me tonat në kuadër të Planit tonë të Rritjes prej 6 miliardë eurosh për rajonin”,theksoi Von der Leyen.

Kosova, ndërkaq, ka qenë ndër vendet e para që e ka dorëzuar planin e saj në Komisionin Evropian. Pritjet në BE kanë qenë që, në mes të shtatorit, Komisioni Evropian t’i miratonte këto agjenda të vendeve të rajonit. Pritej që kjo të ndodhte edhe para takimit të 19 shtatorit, por procesi është shtyrë për muajin tetor./Lajmi.net/