Von der Leyen nga Prishtina: Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës, vendimi i Hagës ka shkaktuar emocione të fuqishme

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Kosova po kalon në një moment të rëndësishëm politik, ndërsa ka folur edhe për reagimet pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë. Në konferencën për media pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, von der Leyen tha se e kupton rëndësinë që ka kjo…

Lajme

01/10/2026 14:43

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Kosova po kalon në një moment të rëndësishëm politik, ndërsa ka folur edhe për reagimet pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Në konferencën për media pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, von der Leyen tha se e kupton rëndësinë që ka kjo çështje për opinionin publik në Kosovë, duke përmendur edhe luftën dhe vuajtjet e popullit të Kosovës, raproton lajmi.net

“Kosova po kalon në një moment të rëndësishëm politik. Do të kaloja në çështjen që e përmendët edhe ju në fund të deklaratës suaj. Kjo është kuptueshëm në qendër të vëmendjes publike dhe askush nuk mund të rishkruajë historinë e Kosovës. 1999 është e skalitur në memorien tuaj kolektive, presioni i dhunshëm dhe kriza humanitare, vuajtja që e ka pësuar populli juaj. BE ka qëndruar me popullin tuaj që nga ajo kohë”, tha ajo.

Von der Leyen theksoi se Bashkimi Evropian e konsideron Kosovën partnere dhe se ka mbështetur rindërtimin dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

“E kemi Kosovën partner të fuqishëm, kemi mbështetur rindërtimin, zhvillimin ekonomik dhe themelimin e Kosovës moderne dhe demokratike. E ardhmja e secilës është në BE”, u shpreh ajo.

Duke folur për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara, presidentja e Komisionit Evropian tha se vendimi është marrë nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe duhet të respektohet.

“Aktgjykimi nga Dhomat e Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme dhe çmoj reagimin tuaj dhe të liderëve politikë. Aktgjykimi është dhënë nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe duhet të respektohet. Mbrojtja ka të drejtë që të apelojë. Kjo ka të bëjë me përgjegjësinë individuale të personave të pandehur”, tha von der Leyen./Lajmi.net/