Von der Leyen nesër në Kosovë, pritet nga Osmani
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen nesër do të vijë në Kosovë për vizitë. Zyra e Presidentes ka njoftuar se Von der Leyen do të takohet me presidenten Vjosa Osmani. Sipas komunikatës për media, ky takim pritet të zhvillohet me fillim nga ora 13:00.
