Volvo ka blerë një kompani që krijon vetura fluturuese (Foto)

Prodhuesi suedez Volvo, e ka blerë edhe kompaninë Terrafugia që merret me krijimin e veturave fluturuese. Megjithëse e ka testuar me sukses makinën e parë më 2012, ende asnjë e tillë nuk ka hyrë në prodhim.

Auto & Tek

11/07/2017 08:57

“Nuk është makinë që fluturon, është më shumë si aeroplan që vozitet nëpër rrugë”, e kanë përshkruar mediat këtë model, që i duhet të lëvizë për 500 metra për të fluturuar, transmeton Telegrafi.

Ende nuk dihet pse është blerë kjo kompani, apo planet që i ka Vovlo me të, por besohet se është paguar shumë pak meqë Terrafugia kishte krizë të madhe financiare. Në anën tjetër, është konsideruar se mund të investohet në prodhimtarinë e saj dhe të nisë linja e makina që fluturojnë. /Telegrafi/