Volvo do t’i limitojë në shpejtësi maksimale prej 180 km/h veturat e 2020-ës

Volvo do të kufizojë shpejtësinë maksimale të të gjitha makinave 180km / h nga 2020-ta.

Auto & Tek

07/03/2019 15:30

Ky veprim është i motivuar nga synimi i kompanisë që askush nuk duhet të vritet ose të plagoset seriozisht në një Volvo të ri deri në atë datë.

Në një deklaratë, Volvo tha se “vetëm teknologjia nuk është synim i kompanisë”, duke shtuar se firma “tani po zgjeron qëllimin e saj për të përfshirë një fokus në sjelljen e shoferit”. Kufiri do të zbatohet për të gjitha makinat e prodhuar nga mesi i vitit 2020 e në vazhdim e sipër në vitin 2021, transmeton lajmi.net.

Volvo i referohej kufizimeve të teknologjisë për të parandaluar aksidentet dhe lëndimet mbi shpejtësi të caktuara, duke cituar të dhënat nga Administrata Kombëtare e Autostradave dhe Sigurisë së Trafikut të ShBA-ve, që tregon se 25% e viktimave të rrugëve në SHBA në vitin 2017 ishin rezultat i shpejtësisë.

Shpejtësitë e lartë e modeleve aktuale të Volvo varion nga 190 km/h në 250. /Lajmi.net/