Volkswagen prezanton dy modele mahnitëse të ‘Golf’-it

Të dy janë dizajnuar, që të duken ndryshe nga modelet e ngjashme

Auto & Tek

04/06/2019 14:21

Organizimi Worthesee që zhvillohet çdo vit në Austri, ka grumbulluar shumë adhurues të makinave, që kanë pasur rastin, të shohin edhe dy vetura që nuk mund të shihen diku tjetër, transmeton Telegrafi.

Ishte Volkswagen që befasoi me dy Golf, që janë të vetmit e këtij lloji, me teknologji dhe fuqi të veçantë, si dhe me detaje ndryshe në dukje.

Golf GTI Aurora u prezantua me motorin 2.0 litra, që mund të prodhojë deri në 380 kuaj fuqi, si dhe ka shtatë shpejtësi të ndryshme. Makina e lyer ngjyrë gri, ka edhe disa përfundime me gjelbër të mbyllët, që është lyer me dorë.

Për ta zënë sistemin e zërimit me 3,500watt, është larguar ulësja e shtatë. Ndryshim ka pësuar edhe pjesa e përparme, ku janë vënë ekranet e ndjeshme në prekje, për më shumë lehtësi.

Vetura tjetër, është Golf Estate R 4MOTION FighteR, që e ka të rritur kapacitetin në 400 kuaj fuqi, të njëjtë me Golf R400. Shkaku i ndryshimeve në dukje, kamina është zgjeruar dhe tani ka hapësirë më të madhe në brendësi.

Mbi çati janë vënë drita dhe një kamerë që rrotullohet në 360 shkallë, e cila ka mundësi të merr pamje dhe të dhëna kur ëhstë duke bërë xhiro. Drita ka edhe në grill, derisa në brendësi të këtij Volkswagen Golf është punuar me lëkurë, teksa ka sistem të ri zërimi.