Vodafone me logo t re
“E ardhmja është emocionuese. Ready?”, ky është slogani që do të shoqërojë strategjinë e re të markës “Vodafone”, një strategji kjo fokusuar në optimizmin për të ardhmen.
Auto & Tek
“Vodafone” e ka prezantuar imazhin e saj të ri në botë në një ceremoni impresionuese dhe sensibilizuese, më të madhen në historinë e kësaj kompanie.
Në një nga ndërtesat më të larta të kontinentit Europian. Në “The shard “ të Londrës.
Ndryshimi është më i madhi që prej 2009, kur mbretëronte me “The Power to You”.
Drejtuesja kryesore e operacioneve komerciale u shpreh për Top Channel në Londër, që kjo është një periudhë e rëndësishme, në Vodafone, kur bëhet fjalë për një imazh të pandryshuar që prej 2009.
“Njerëzit janë optimist për potencialin e teknologjisë në të ardhmen. Ata e pranojnë që teknologjia po ndryshon shumë shpejt dhe pranojnë që kjo gjë do të ndikojë pozitivisht në jetën e tyre. Ata e vlerësojnë një markë që ka partneritet me ta dhe i çon drejt këtij udhëtimi. Ky do të jetë roli i Vodafone. Ta bëjmë klientin, partnerin tonë. Të punojmë së bashku”, shprehet Sepril Timuray, drejtore e operacioneve komerciale.
Vodafone beson se ka shumë arsye për të qenë optimist, pasi inovacionet në shkencë dhe teknologji po japin një impakt plotësisht pozitiv në shoqëri.
Vodafone ka një histori të gjatë dhe të suksesshme në sjelljen e teknologjive të reja për qindra dhe miliona njerëz nëpër botë, duke përmirësuar cilësinë e jetës dhe të punës.
Në lidhje me tregun shqiptar, Timuraj u shpreh se ka qenë kënaqësi të shikojë se optimizmi për të ardhmen dhe shanset teknologjike kanë qenë të mirëpritura tek të gjithë konsumatorët.
“Kemi kënaqësi të shohim që optimizmi për të ardhmen dhe mundësitë që ofron teknologjia, janë shumë të mirëpritura në të gjitha tregjet dhe konsumatorët tanë”, thotë Timuray.
Strategjia e re e pozicionimit të markës Vodafone është zhvilluar pas një periudhe të gjatë kërkimore dhe testimesh duke përfshirë të dhëna dhe rezultate të shumta dhe cilësore të mbledhura nga më shumë së 30,000 njerëz nga 17 shtete të ndryshme. /Lajmi.net/