Vlora Çitaku: Faleminderit Dua Lipa dhe Dukagjin Lipa që e kujtoni Kosovën
Dua Lipa tanimë është në Kosovë.

ShowBiz
Ajo dje ka arritur në Prishtinë së bashku me ekipin e saj dhe të dashurin, Isaac Carew e cila menjëherë i është drejtuar mediave, shkruan lajmi net.
Në konferencën e mbajtur Dua dhe babai i saj, Dukagjini treguan më shumë rreth festivalit “Sunny Hill” që do mbahet me 10, 11 dhe 12 gusht.
Së fundmi është ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku e cila ka publikuar një fotografi në Instagram teksa e falënderon Duan për përkrahjen.
“Një yll ka ardhur të përkrah shtetin e saj! Sunny Hill Foundation ka shpernda €100,000 për bamiresi, evente kulturore dhe shkolla të Muzikes në Kosovë. Faleminderit Dua Lipa dhe Dukagjin Lipa që i kujtoni gjithmonë rrugët e juaja. Mezi po pres deri tek festivali”, shkruan ajo. /Lajmi.net/