Vllasi: Kurti bëri gabim që nuk u takua me Vuçiqin

Avokati dhe njohësi i çështjeve politike, Azem Vllasi, ka thënë se se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka gabuar që nuk është takuar me Vuçiqin në ndërmjetësimin e Borrell dhe Lajçak. Ai ka thënë se Borrell e lë fajtore Kosovës dhe kjo nuk do duhej të ndodhte. Sipas tij, Kurti është dashur në takim te…

Lajme

27/06/2024 08:54

Avokati dhe njohësi i çështjeve politike, Azem Vllasi, ka thënë se se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka gabuar që nuk është takuar me Vuçiqin në ndërmjetësimin e Borrell dhe Lajçak.

Ai ka thënë se Borrell e lë fajtore Kosovës dhe kjo nuk do duhej të ndodhte.

Sipas tij, Kurti është dashur në takim te ja thotë Vuçiqit kërkesat e tij të paraqitura.

“Kurti ka gabuar që nuk është takuar me Vuçiqin, sepse nga Borrell u tha se pala kosovare nuk ishte e gatshme. Dialogu ka kuptim vetëm nëse është për normalizimin e raporteve dhe nëse përfundon me një marrëveshje dhe nuk ka marrëveshje finale pa njohje reciproke”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Vllasi ka thënë se nga ky takim nuk kanë pas pritje as Borrell e Lajçak, vetëm se e kanë përmbushur agjendën e tyre.