Vllahiu: Koha që liderët politikë të shohin përtej interesave të tyre
Presidenca e Kosovës u bënë thirrje liderëve politikë që të lënë anash interesat personale dhe ti formojnë institucionet.
Lajme
Arbër Vllahiu, këshilltar politik i presidentes Atifete Jahjaga, ka thënë se është koha e fundit që liderët partiakë ta tejkalojnë çdo pengesë për të ndërtuar institucione të qëndrueshme dhe përfshirëse.
Vllahiu për “Epokën e re” ka bërë me dije se procesi i stërzgjatur i ndërtimit të institucioneve po vazhdon ta pengojë funksionimin e shtetit dhe ka pamundësuar konsolidimin ndërkombëtar të tij. “Është koha e fundit që liderët politikë të shohin përtej interesave të tyre dhe ta tejkalojnë çdo pengesë për të ndërtuar institucione të qëndrueshme dhe përfshirëse, bazuar në kuadrin kushtetues dhe në parimet e përcaktuara që respektojnë rendin kushtetues të vendit dhe obligimet ndërkombëtare të tij”, ka deklaruar Vllahiu.