Vlera e Bitcoin përsëri në rritje – Kriptovaluta prek vlerën afro $62,000
Pas një kohe të gjatë pa zhvillime, Bitcoin fillon të ketë zhvillime përsëri.
Auto & Tek
Vlera e Bitcoin është përsëri në rritje pas një kohe të gjatë që nuk ka pasur ndonjë lëvizje drastike, shkruan lajmi.net.
Vetëm brenda muajit të fundit vlera e tij është rritur për 40%, mirëpo mesa duket është akoma problematike që të tejkaloj vlerën prej 62 mijë dollarësh.
Të dielën kriptovaluta arriti vlerën prej $61,300, duke iu afruar vlerës më të lartë të të gjitha kohërave që arriti në prill të këtij viti, që ishte $64,801.
Kjo rritje e vlerës pas kaq kohe është shtyrë pasi që Komisioni i Sigurisë dhe Shkëmbimit së SHBA-ve pritet të miratojë fondin e tregtimit të këmbimit me bazë të së ardhmes për Bitcoin.
Edhe pse për momentin akoma nuk ka pasur ndonjë lëvizje drastike si më parë, pritet se në vazhdim Bitcoin do të ketë rritje të ngjashme me ato të fillimit të vitit. /Lajmi.net/