Vjosa Osmani rregullon sërish raportet me Faton Pecin, nga krejt komunat zgjodhi që t’i shkojë atij për “urime”
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka zgjedhur që ditën e hënë ta startoj në Mitrovicën e jugut, ku shkoi posaçërisht për ta uruar Faton Pecin në postin e tij të ri si Kryetar i komunës. Por Vjosa Osmani si “presidente e pavarur”, këtë gjë nuk e bëri në secilën komunë, pra nuk shkoi për t’i…
Lajme
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka zgjedhur që ditën e hënë ta startoj në Mitrovicën e jugut, ku shkoi posaçërisht për ta uruar Faton Pecin në postin e tij të ri si Kryetar i komunës.
Por Vjosa Osmani si “presidente e pavarur”, këtë gjë nuk e bëri në secilën komunë, pra nuk shkoi për t’i uruar edhe ata që u betuan shumë ditë më herët.
Osmani edhe këtë herë zgjodhi që t’i dalë në krah pak ish bashkëpunëtorit të saj, Faton Peci, me të cilin siç edhe ishte marrë vesh edhe publikisht për disa kohë nuk foli fare.
Mos-dakordimi në disa pika të interesit të tyre bën që të prishnin marrëdhëniet, që siç duket i rregulluan sërish tani kur afrohen zgjedhjet e reja e afrohet edhe përfundimi pastaj i mandatit të Osmanit./Lajmi.net/


