Vjosa Osmani: Policia e Kosovës është mburoja e paqes dhe lirisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 61’të të Policisë së Kosovës, tha se ky institucion është një nga shtyllat kryesore të shtetit. Osmani u shpreh se “krenaria sot është jashtëzakonshme sepse atdheut tonë po i bashkohen edhe 462 gardianë që do t’i dalin zot atdheut tonë”. E para e…

Lajme

24/01/2025 14:08

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 61’të të Policisë së Kosovës, tha se ky institucion është një nga shtyllat kryesore të shtetit.

Osmani u shpreh se “krenaria sot është jashtëzakonshme sepse atdheut tonë po i bashkohen edhe 462 gardianë që do t’i dalin zot atdheut tonë”.

E para e vendit potencoi se Policia e Kosovës është mburoja e paqes dhe lirisë.

“Rendi dhe siguria janë themeli i një shoqërie të suksesshme. Ndërkaq, këta djem e vajza që kujdesen për rendin dhe sigurinë tonë janë mburoja e paqes dhe e lirisë për të cilën populli ynë ka sakrifikuar për shekuj të tërë. Kjo përkufizon më së miri rolin e Policisë së Kosovës, një institucion që nuk është vetëm zbatues i ligjit, por është mbrojtëse dhe garantuese e lirisë për secilin qytetarë të Republikës së Kosovës pa dallim. Ky është një moment i jashtëzakonshëm për vajzat dhe djemtë që prej sot bëhen pjesë e njërës nga institucionet më të rëndësishme, më të respektuara dhe më të besueshme të republikës sonë. Me diplomimin e gjeneratës së 61-të ky institucion fuqizohet edhe më shumë duke u pasuruar me një brez të ri që sjell më shumë energji, përkushtim dhe një ndjenjë të thellë të përgjegjësisë ndaj atdheut”, u shpreh Osmani.

Në këtë ceremoni u diplomuan 462 kadetë që do t’i shtohen forcave të rendit./Lajmi.net/