Vjosa Osmani dhe Edi Rama heshtin, nuk tregojnë nëse do të marrin pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë”

Edhe pse nuk mori pjesë në asnjë protestë të organizuar më parë dhe nuk përkrahi publikisht marshet që bëheshin në mbrojtje të UÇK-së dhe të ish-liderëve të UÇK-së në Hagë, presidentja Vjosa Osmani këtë herë tregoi se e përkrah marshin e nesërm . Por pavarësisht kësaj, ajo nuk pranoi të tregojë nëse nesër do të…

Lajme

16/02/2026 15:12

Edhe pse nuk mori pjesë në asnjë protestë të organizuar më parë dhe nuk përkrahi publikisht marshet që bëheshin në mbrojtje të UÇK-së dhe të ish-liderëve të UÇK-së në Hagë, presidentja Vjosa Osmani këtë herë tregoi se e përkrah marshin e nesërm .

Por pavarësisht kësaj, ajo nuk pranoi të tregojë nëse nesër do të marrë pjesë në këtë marsh.

Njësoj veproi edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama dhe Osmani nuk kanë treguar nëse nesër, më 17 shkurt do të jenë në marshin “Drejtësi, jo politikë.

Rama ka heshtur pa thënë asgjë. Ndërsa Osmani tha se nesër do të shihet prapë me gazetarët./Lajmi.net/