Vjollca Llapashtica s’ka të ndalur në SHBA (Foto)

Disenjatorja kosovare, Vjollca Llapashtica, është e vetmja nga Kosova, thuaja edhe nga e gjithë regjioni, që kreacionet e saja kanë depërtuara jo vetëm në Evropë por moti kohë edhe në Shtete e Bashkuara të Amerikës.

ShowBiz

08/02/2016 14:55

Poashtu, kreacionet e Llapashticës, shumë shpesh janë prezantuar edhe nëpërmjet revistave më të madhe të modës në botë si “Vogue”, etj, dhe në shumë festivale ndërkombëtare në nivel botëror, si vlen të cekim në Festivalin e Cannes, transmeton lajmi.net.

Vlen të theksojmë se në Festivalin e Cannes për herë të parë dhe e vetmja nga Kosova, prezanton kreacionet e saja, ku fustanet e saja janë veshur nga modelet më të njohura të SHBA-së, si Alicia.

Rountree, fustan me ngjyrë krem-ari, dhe Angela Martini, fustan ngjyrë të gjelbërt e çelur. Poashtu, për sukses dhe kreacionet e Vjollcës kanë shkruar edhe shumë portale të njohura botërore të kësaj fushe.

Tash së fundi, hiq më larg se në këtë javë, modelja e njohur në SHBA, Angela Martini në bashkëpunim me fotografin Fadil Berisha kanë realizuar setin me fotografi ku janë publikuar edhe fustanet e fundit të dizenjatores kosovare Vjollca Llapashtica, fustane të cilat nuk mund të gjenden askund tjetër përveç në Amerikë./lajmi.net.