Vjeshta jep shenjat e para, moti sot e nesër

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar lidhur me ndryshimin e temperaturave gjatë këtyre ditëve.

Lajme

04/09/2019 08:01

Sipas njoftimit temperaturat do të lëvizin ndërmjet 12 gradë në pjesën e parë të ditës ndërsa do të arrij temperatura maksimale e ditës do të jetë 29 gradë Celsius, transmeton lajmi.net.

“Do të mbajë mot me diell, pasdite me vranësira të dendura, më të theksuara për gjatë maleve. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga ana e verilindjes me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/