Vjen reagimi i parë i PDK-së: PDK do të kthehet më e fortë, faleminderit qytetarëve që na besuan

Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të sotme. Ai ka bërë me dije se në rrethana aspak të lehta, PDK ka qëndruar. Në profilin e tij në “Facebook”, se kjo parti punoi dhe dha rezultate. “Në rrethana aspak të lehta, PDK qëndroi. Punoi. Dha rezultat. Falënderim për kryetarin dhe kandidatin për…

Lajme

28/12/2025 23:45

Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të sotme.

Ai ka bërë me dije se në rrethana aspak të lehta, PDK ka qëndruar.

Në profilin e tij në “Facebook”, se kjo parti punoi dhe dha rezultate.

“Në rrethana aspak të lehta, PDK qëndroi. Punoi. Dha rezultat. Falënderim për kryetarin dhe kandidatin për Kryeministër, Bedri Hamza, për kandidatët për deputetë, strukturat dhe aktivistët tanë kudo në Kosovë. Faleminderit qytetarëve që na besuan. Urime atyre që dolën të parët. PDK do të kthehet më e fortë. Për Kosovën. Sepse PDK nuk ndalet!”, ka shkruar ai.