Vjen reagimi i parë i Feros pas lajmeve për arrestimin e tij

Ish reperi Fero është arrestuar dje nga Policia e Maqedonisë së Veriut , pasi i njëjti ka pasur një akuzë në këtë shtet dhe më të hyrë në pikën kufitare në Bllacë e Poshtme, atij i është hequr liria. “Policia atje njoftoi se më datë 24.05.2024 në ora 11:30 në pikën kufitare Bllacë e Poshtme,…

ShowBiz

25/05/2024 17:18

Ish reperi Fero është arrestuar dje nga Policia e Maqedonisë së Veriut , pasi i njëjti ka pasur një akuzë në këtë shtet dhe më të hyrë në pikën kufitare në Bllacë e Poshtme, atij i është hequr liria.

“Policia atje njoftoi se më datë 24.05.2024 në ora 11:30 në pikën kufitare Bllacë e Poshtme, në hyrje të vendit, zyrtarët policorë ia kanë hequr lirinë F.S.(27) nga Stacioni i Policisë Kufitare vendkalimi dhe mbikëqyrja kufitare Bellanovcë”, shkruante në njoftimin e policisë, shkruan lajmi.net.

Por siç duket ai është liruar pasi që ka postuar një foto në Instagram.

Dhe mbishkrimi i tij ishte disi thumbues.

“I pash diçka do postime, veç di me ju thonë qe kafja e Shkupit ka lezet”, ka shkruar ai.

Duke lënë të nënkuptohet që ai tashmë është liruar dhe po e shijon kafen në Shkup./Lajmi.net/