Vjen në Kosovë komandanti i ri i KFOR-it, gjenerali italian Barduani

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello de Riu, ka pritur sot në aeroport komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral majorin Enrico Barduani. Ambasada italiane përmes një postimi në platformën “X”, ka thënë se ambasadori De Riu e ka pritur ngrohtësisht komandantin e ri të KFOR-it, i cili zyrtarisht merr drejtimin e forcës paqeruajtëse të NATO-së…

Lajme

04/10/2024 17:23

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello de Riu, ka pritur sot në aeroport komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral majorin Enrico Barduani.

Ambasada italiane përmes një postimi në platformën “X”, ka thënë se ambasadori De Riu e ka pritur ngrohtësisht komandantin e ri të KFOR-it, i cili zyrtarisht merr drejtimin e forcës paqeruajtëse të NATO-së në Kosovë më 11 tetor.

“Kjo shënon herën e 14-të të udhëheqjes së misionit të NATO-s nga Italia, duke riafirmuar përkushtimin tonë të palëkundur ndaj sigurisë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e amabasadës. /Lajmi.net/