Hovenier:Pastrimi i Parkut Kombëtar të Zatras nga minat na sjell një hap më afër qëllimit
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se nga viti 1999 vendi i tij ka mbështetur aktivitetet e deminimit në Kosovë. Hovenier përmes një postimi në rrjetin e tij social ‘’X’’ theksoi se pastrimi suksesshëm i Parkut Kombëtar Zatra sjell një hap më afër qëllimit. Tutje ai njoftoi se deri më tani janë…

Lajme
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se nga viti 1999 vendi i tij ka mbështetur aktivitetet e deminimit në Kosovë.
Hovenier përmes një postimi në rrjetin e tij social ‘’X’’ theksoi se pastrimi suksesshëm i Parkut Kombëtar Zatra sjell një hap më afër qëllimit.
Tutje ai njoftoi se deri më tani janë pastruar 23 milionë metra katrorë tokë nga minat.
“Që nga viti 1999, Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur aktivitetet e deminimit në Kosovë, të cilat kanë pastruar mbi 23 milionë metra katrorë tokë dhe kanë demonstruar një përkushtim afatgjatë për një mbrojtje pa mina. Pastrimi i suksesshëm i Parkut Kombëtar Zatra na sjell një hap më afër qëllimit,” shkroi Hovenier. /Lajmi.net/
Since 1999, the United States has supported demining activities in Kosovo, which have cleared over 23 million square meters of land and demonstrated a long-term commitment to a mine-free ??. The successful clearing of Zatra National Park brings us one step closer to the goal.…
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) October 4, 2024