Vjen lajmi i madh nga Eni Koçi

Këngëtarja Eni Koçi ka më pak se një muaj që ka lansuar këngën "Vetëm ti".

ShowBiz

07/11/2017 09:22

Ky projekt, të cilin Eni e solli në bashkëpunim me Genc Prelvukajn është pritur mirë nga publiku, shkruan lajmi.net.

E entuziazmuar nga ky sukses, Eni nuk është ndalur dhe menjëherë ka filluar punën rreth këngës tjetër.

Në rrjete sociale, këngëtarja ka postuar një foto me të cilën ka pyetur fansat se a janë gati për këngën e re, e cila vjen më shpejt se që është menduar.

“Pra…. kush është gati për këngën e re?”, ka shkruar Eni në foto, të cilën mund ta ketë shkëputur nga një pjesë e klipit të ri.

Kënga “Vetëm ti”, ka kapur shifrën prej 3 milionë klikimesh dhe për këtë gjë si Eni ashtu edhe Genci janë shprehur të lumtur dhe kanë falënderuar fansat përmes rrjeteve sociale. /Lajmi.net/