Vjen goli i parë në Stamboll, Manchester City kalon në epërsi ndaj Interit

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar golin e parë ndaj Interit në finalen e madhe të UEFA Champions League. Në stadiumin “Ataturk Olympic” në Stamboll të Turqisë, golin për 1 me 0 në minutën e 68’të e shënoi lojtari spanjoll, Rodri, shkruan Lajmi.net Mesfushori i Kombëtares së Spanjës shënoi pas një tollovie në zonën e…

Sport

10/06/2023 22:30

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar golin e parë ndaj Interit në finalen e madhe të UEFA Champions League.

Në stadiumin “Ataturk Olympic” në Stamboll të Turqisë, golin për 1 me 0 në minutën e 68’të e shënoi lojtari spanjoll, Rodri, shkruan Lajmi.net

Mesfushori i Kombëtares së Spanjës shënoi pas një tollovie në zonën e Interit.

Kujtojmë që ndeshja po zhvillohet në stadiumin turk në Stamboll dhe po krijohet një atmosferë fantastike në tribuna.