Vjedhje rekorde e diamanteve dhe arit, mbi 200 milionë funte

Një vjedhje rekord argjendarish dhe gurësh të çmuar në Hatton Garden, në rrugën e tregtisë së diamanteve në Londër.

Bota

08/04/2015 22:58

Argjendaritë dhe diamantet e vjedhura kapin një shifër prej më shumë se 200 milionë sterlinash, ose thënë ndryshe rreth 270 milionë euro, transmeton Indeksonline.

Tregtarët e zonës janë në gjendje shoku pasi 70 kaseta sigurie u zbrazën brenda Hatton Garden Safe Deposit.

Vjedhja mësohet të ketë ndodhur gjatë pushimeve të pashkëve, ndërsa u zbulua vetëm të martën. Nga të dhënat e para hetimore, dyshohet se sasia e madhe e diamanteve dhe argjendarive të vjedhura kanë dalë tashmë jashtë Anglisë.hetimet