Vjedhje në kryeqytet dhe në Fushë-Kosovë- Arrestohen katër persona, dy shtetas të Maqedonisë së Veriut
Tri vjedhje u raportua të kenë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe në Fushë-Kosovë. Në një prej këtyre rasteve janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, pasi që të njëjtin kishin vjedhur në një market. Po ashtu një vjedhje tjetër ndodhi në një dyqan. E dyshuara në këtë rast ishte femër dhe e njëjta…
Lajme
Tri vjedhje u raportua të kenë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe në Fushë-Kosovë.
Në një prej këtyre rasteve janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, pasi që të njëjtin kishin vjedhur në një market.
Po ashtu një vjedhje tjetër ndodhi në një dyqan. E dyshuara në këtë rast ishte femër dhe e njëjta është arrestuar.
E dyshuara ishte shtetase e Maqedonisë së Veriut dhe është dërguar në mbajtje, transmeton lajmi.net.
Rasti tjetër i vjedhjes ndodhi në Fushë-Kosovë, ku i dyshuari shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Ai dyshohet se kishte kryer disa raste të njëpasnjëshme të vjedhjeve.
VJEDHJE
- Prishtinë / 18.01.2025 – 22:10. Më 19.01.2025 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se të njëjtit kishin kryer vjedhje në një market. Gjësendet e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
- Prishtinë / 18.01.2025. Më 19.01.2025 është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Maqedonisë së Veriut për shkak se e njëjta dyshohet të ketë kryer vjedhje në dyqanin e ankuesit kosovar. Gjerat e vjedhura janë sekuestruar nga policia, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
- Fushë kosovë/19.01.2025-01:17 Me dyshimin e bazuar për kryrjen e disa rasteve të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë së Veriut. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/