Vjedhje e rëndë, arrestohen tre të dyshuar

Pas një pune operative , hetuesit e Stacionit Policor në Ferizaj kanë arrestuar   tre persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale të vjedhjes së rëndë  të kryer ditë më parë  në restoranin ,,Milenium” në magjistralen Ferizaj –Kaçanik.

Lajme

22/12/2017 09:39

Me këtë rast, të dyshuarit A.R.(m/sh/K/ 21 vjeç),J.H.(m/sh/K 20 vjeç) dhe F.T. (m/a/k ) me 05.12.2017 rreth orës 02:00 , të maskuar dhe dy prej tyre me armë ,kan hyrë me forcë në objektin e restoranit dhe nga sirtari në zyrën e financave kan vjedhur 600 euro dhe pastaj janë larguar në drejtim të panjohur.

Pas arestimit,të dyshuarit kan pranuar veprën  dhe në konsultim me Prokuririn e Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./Lajmi.net/