Vizitorët skena seksi me statujën e Nicki Minaj (Foto)

Këngëtarja Nicki Minaj ka statujën e saj prej dylli në muzeun Madame Tussauds në Las Vegas.

ShowBiz

20/08/2015 10:21

Disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, bën që kjo statujë të merret në mbrojtje.

Kur pozat e vizitorëve pranë këngëtares u vunë re se ishin të paparshtatshme, drejtuesit morën vendimin që statuja e reperes amerikane të mbrohej nga roje të sigurisë.

Fotoja, e cila u bë shkak i këtij vendimi ishte ajo e një djali të ri, i cili pozonte pranë të pasmeve të Nicki Minaj, duke improvizuar skena seksi.

Më pas zyrtarë të muzeut kanë lëshuar një deklaratë duke thënë se kjo që ka ndodhur nuk është aspak e hijshme dhe është gjë që nuk ndodh në muze me figurat që prezantohen, por ky ishte një nga momentet kur mbikqyrësit për pak kohë nuk ishin të pranishëm.

Ata do të marrin masa dhe do shtojnë mbikqyrësit në këtë zonë të muzeut për të mos vazhduar më tej këto veprime./Telegrafi/Lajmi.net

166-599x600
430-598x600
524-601x600