Vizita e Ursula von der Leyen në Kosovë, policia njofton se do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit

Policia e Kosovës ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të qarkullimit të trafikut në disa segmente rrugore dhe në afërsi të objekteve shtetërore, shkaku i vizitës së Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila do të qëndrojë sot në Kosovë. Në njoftim thuhet se Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do…

Lajme

26/10/2024 08:31

Policia e Kosovës ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të qarkullimit të trafikut në disa segmente rrugore dhe në afërsi të objekteve shtetërore, shkaku i vizitës së Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila do të qëndrojë sot në Kosovë.

Në njoftim thuhet se Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit nga KE-ja në Kosovë

”Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën, përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta) dhe në afërsi të objekteve shtetërore, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.”- thuhet në njoftim

Von der Leyen do të ketë takime me krerët e shtetit, Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti./Lajmi.net/