Vizita e Kurtit në KEK, Hoti: Kosova s’ka siguri energjetike, VV-Guxo shkelën premtimet

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shkruar se në vitin e katërt të mandatit të Qeverisë Kurti, do të duhej të promovohej termocentrali me gaz. Ky reagim i Hotit erdhi pas vizitës së kryeministrit, Albin Kurti në KEK, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, shkruan lajmi.net. Hoti ka thënë se Kosova s’ka siguri…

Lajme

10/09/2024 15:16

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shkruar se në vitin e katërt të mandatit të Qeverisë Kurti, do të duhej të promovohej termocentrali me gaz.

Ky reagim i Hotit erdhi pas vizitës së kryeministrit, Albin Kurti në KEK, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, shkruan lajmi.net.

Hoti ka thënë se Kosova s’ka siguri energjetike, duke theksuar që çmimi i energjisë është “rritur dy herë në këtë mandat”.

“Në vitin e katërt të mandatit, do të duhej të promovohej termocentrali me gaz. Por, në vend të këtij projekti, Kryeministri e Ministrja e Ekonomisë vizitojnë KEK-un dhe krenohen me remontin e blloqeve në përgatitje për dimrin që po vjen. Kjo është për keqardhje. Pas katër vitesh në pushtet, asnjë projekt madhor nuk ka nisur. Nuk janë kryer as projektet e nisura nga qeveria e kaluar. Premtimi që VV-Guxo u kanë dhënë qytetarëve më 14 shkurt 2021 ka qenë “Furnizim me energji të vazhdueshme dhe të përballueshme”. Ky premtim, sikurse të gjitha premtimet e tjera, është shkelur pasi kapacitetet energjetike nuk janë rritur”, u shpreh Hoti./Lajmi.net/