“Viva Fresh” kapet duke mashtruar edhe me çmimin e sheqerit

Inspektorët në Gjilan, kanë gjetur mashtrime edhe në çmimet e sheqerit.

Lajme

11/03/2022 10:26

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga kjo komunë, shkruan lajmi.net.

 

“Duke reaguar sipas ankesës së një qytetari në lidhje me mospërputhjen e çmimit të reklamuar dhe atij që ka paguar në arkë, inspektorët komunalë kanë gjobitur me 400 euro një marketin Viva Fresh”, thuhet në komunikatë.

 

Për shkak të kësaj mospërputhjeje, në bazë të ligjit për mbrojtje të konsumatorit, inspekcioni i ka shqiptuar gjobën shitësit.