Vitia nënshkruan listën për çmimet e unifikuara të Barnave: Barnat do të jenë me çmime të njëjta kudo dhe më të ulta sesa tani
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar sot se ka nënshkruar listën finale që i hap udhë jetësimit të Ligjit për çmimet e unifikuara të Barnave. Ai përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se çka do të sjell kjo listë, shkruan lajmi.net. “Për herë të parë, barnat do të jenë me çmime të njëjta…
Lajme
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar sot se ka nënshkruar listën finale që i hap udhë jetësimit të Ligjit për çmimet e unifikuara të Barnave.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se çka do të sjell kjo listë, shkruan lajmi.net.
“Për herë të parë, barnat do të jenë me çmime të njëjta kudo dhe më të ulta sesa tani. Në disa nga barnat, çmimet janë ulur 5 deri në 10 herë. Ulje të ndjeshme ka në mbi 2900 produkte medicinale”, ka shkruar Vitia. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: