Vitia: Janë hapur 229 vende për specializantë

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka thënë sot në “Facebook” se janë hapur 229 vende për specializantë. Nga këto 229 pozita 53 janë prioritete me pagesë nga Ministria e Shëndetësisë, 1 nga Shërbimi korrektues, 155 nga Kujdesi Parësor Shëndetësor dhe 20 vende për specializantë shqiptarë nga jashtë Kosovës. “U hap konkursi i Shkollimit Specialistik, i…

Lajme

22/03/2024 15:00

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka thënë sot në “Facebook” se janë hapur 229 vende për specializantë.

Nga këto 229 pozita 53 janë prioritete me pagesë nga Ministria e Shëndetësisë, 1 nga Shërbimi korrektues, 155 nga Kujdesi Parësor Shëndetësor dhe 20 vende për specializantë shqiptarë nga jashtë Kosovës.

“U hap konkursi i Shkollimit Specialistik, i pari për këtë vit – së shpejti hapet edhe i dyti

Konkursi si dhe vitin që shkoi është i ideuar në përputhje të plotë me nevojat e institucioneve shëndetësore, për sot dhe të ardhmen.

Kriteret që kemi përdorur për këtë raund të konkursit janë të lidhura me fushat ku ka mungesa të mjekëve specialistë, kapacitetet e stafi akademik e profesional për mentorim, si dhe pajisjet mjekësore dhe hapësirat në dispozicion.

Për më pak se një vit po pranojmë 588 specializantë të rinj.
-Në qershor 2023 u pranuan 359 specializantë.
-Mars 2024 po shtohen dhe 229 specializantë të tjerë.
-Së shpejti edhe konkurs tjetër bazuar në nevoja dhe planifikim.

Nga 229 vende për specializantë
53 prioritare me pagesë – Ministria e Shëndetësisë
1 nga Shërbimi korrektues
155 nga Kujdesi Parësor Shëndetësor
20 vende për specializantë shqiptarë nga jashtë Kosovës.” /Lajmi.net/