Vitia flet për linë e majmunëve, pas rastit të parë në Kosovë
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se Kosova i ka marrë të gjitha masat pas rastit të parë të konfirmuar me linë e majmunëve. Pas vizitës që së bashku me kryeministrin Albin Kurti i bën Klinikës së Kirurgjisë me rastin e përurimit të sporteleve, Vitia në një prononcim tha se pritet që së shpejti…
Lajme
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se Kosova i ka marrë të gjitha masat pas rastit të parë të konfirmuar me linë e majmunëve.
Pas vizitës që së bashku me kryeministrin Albin Kurti i bën Klinikës së Kirurgjisë me rastin e përurimit të sporteleve, Vitia në një prononcim tha se pritet që së shpejti të dalin së shpejti me njoftime shtesë.
“Aq kam informacion edhe unë. I kemi marrë të gjitha masat dhe për çdo informacion shtesë besoj se IKShPK-ja do të del me informacione shtesë”, tha ai.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës se me datën 26 dhjetor 2024 në orët e pasdites, Laboratori i Mikrobiologjisë përmes metodës RT-PCR ka konfirmuar një rast të importuar të Mpox, i njohur më parë si Lia e majmunëve.
IKSHPK i ka gjurmuar të gjitha kontaktet e deklaruara të personit të infektuar dhe të familjarëve të tij, të cilëve u janë dhënë rekomandimet për masat e parandalimit dhe të kontrollit të infeksionit.