Viti: Një personit ia vjedhin traktorin, Policia po e heton rastin

Raste të shumta të vjedhjes janë bërë të shpeshta e thuajse të përditshme në Kosovë. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi edhe në Viti, ku një person në Viti ka raportuar në Polici se ia kanë vjedhur traktorin. Policia e Kosovës, ka njoftuar se me urdhër të Prokurorit janë duke u zhvilluar hetime.…

Lajme

29/05/2025 09:15

Raste të shumta të vjedhjes janë bërë të shpeshta e thuajse të përditshme në Kosovë.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi edhe në Viti, ku një person në Viti ka raportuar në Polici se ia kanë vjedhur traktorin.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se me urdhër të Prokurorit janë duke u zhvilluar hetime.

“Viti 27/28.05.2025-21:30-18:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur mjetin bujqësor-traktorin. Me urdhër të prokurorit jane duke u zhvilluar hetime”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/