Viti 2017 ka filluar shumë keq për Buffonin
Gianluigi Buffon e ka filluar keq vitin 2017.
Sport
Gianluigi Buffon nuk mund të jetë i kënaqur me ditët e para të vitit 2017.
Kapiteni i Juventusit nuk është duke stërvitur për shkak të ftohjes, para duelit me Bolognan, të dielën në Serie A, raportojnë mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.
Ai nuk ka punuar me pjesën tjetër të ekipit në ditët e para të vazhdimit të punës.
Megjithatë, raportohet se ai mund të rikuperohet me kohë për duelin ndaj Bolognas. /Lajmi.net/