Vitamina më e rëndësishme për një shëndet më të mirë

Ne brengosemi më shumë që të marrim vitaminë C gjatë sezonës së dimrit për të parandaluar viruset dhe ftohjet e ndryshme.

Lifestyle

06/10/2020 15:21

Trupi ka nevojë për vitamina të shumtë që të jetë i shëndetshëm, këto vitamina merren nga ushqimi që ne konsumojmë çdo ditë, transmeton lajmi.net.

Vitamina C është shumë e rëndësishme e cila parandalon shumë ftohje, viruse, sëmundje kronike dhe disa lloje të kancerit.

Vitamina C ka një veti të mahnitshme shëruese. E rrit sistemin imunitar dhe i ndihmon trupit të kryej proceset e veta si:

Prodhimi dhe maturimi i qelizave T. Lloji i qelizave të bardha, të quajtura limfocite që e ndihmojnë trupit nga infeksionet, shkruan holistic living tips.

Funksioni i fagociteve. Lloji i qelizave të bardha që janë në gjendje të absorbojnë grimcat e huaja të dëmshme si bakteret dhe qelizat e vdekura.

Prodhimin dhe funksionimin e antitrupave. Këto proteina bëjnë njohjen dhe neutralizimin e pushtuesve të huaj në trup. /Lajmi.net/