Visi rrëfen historinë prekëse: Kam humbur babanë në det

Elvis Pupa u bë pjesë e “Big Brother VIP Albania”, vetëm pak javë më parë. Sensi i tij i humorit, ka bërë që ai të komentohet, shkruan lajmi.net. Së fundmi, ai ka folur me Oltën për gjendjen e tij emocionale dhe ka treguar se e mendon me dyshime qëndrimin brenda. Ai ka rrëfyer historinë e…

ShowBiz

31/03/2023 16:22

Elvis Pupa u bë pjesë e “Big Brother VIP Albania”, vetëm pak javë më parë.

Sensi i tij i humorit, ka bërë që ai të komentohet, shkruan lajmi.net.

Së fundmi, ai ka folur me Oltën për gjendjen e tij emocionale dhe ka treguar se e mendon me dyshime qëndrimin brenda.

Ai ka rrëfyer historinë e tij prekëse, dhe momentin më të vështirë të jetës së tij, humbjen e të atit.

Aktori bëri me dije tutje se babanë e ka humbur në det si pasojë e dallgëve të forta.

“Babin, me atë e kam. Po i afron data e ditëlindjes. Tetë vite po bëjnë që e kam humbur. E kam humbur në aksident në det. Ka pasur shumë dallgë. E kam kaluar, e kam pranuar. Kur e humb dikë, problemi është ta pranosh. E kam pranuar pas një viti”, u shpreh ai./Lajmi.net/