Virusi MERS merr jetën edhe të pesë pacientëve të tjerë
Pesë pacientë të tjerë, të infektuar me virusin vdekjeprurës MERS në kryeqytetin e Arabisë Saudite në Riad kanë ndërruar jetë, raporton agjencia e lajmeve TASS, duke cituar raporte të ministrisë së brendshme të vendit.

Bota
Gjithsej 47 raste janë raportuar në vetëm një javë në Riad, dhe dy raste të tjera janë raportuar në Najran dhe Abha, sipas të së njëjtës ministri.
Arabia Saudite i ka identifikuar 1,147 raste të infektuar me virusin vdekjeprurës, prej të cilëve 487 kanë vdekur, që prej kur virusi është shpërndarë në mbretëri në vitin 2012, raporton Xinhua. /Indeksonline