Viniciusi i ‘tremb’ tifozët me veprimin e fundit
Vinicius Junior i ka habitur tifozët me veprimet e fundit në Instagram. Anësori brazilian ka hequr në heshtje emrin e Real Madridit nga biografia e tij. Por nuk është ndalur aty — ai ka fshirë gjithashtu disa foto të fiksuara, përfshirë ato ku shihej me fanellën e bardhë dhe duke mbajtur trofetë e Ligës së…

Sport
Vinicius Junior i ka habitur tifozët me veprimet e fundit në Instagram.
Anësori brazilian ka hequr në heshtje emrin e Real Madridit nga biografia e tij.
Por nuk është ndalur aty — ai ka fshirë gjithashtu disa foto të fiksuara, përfshirë ato ku shihej me fanellën e bardhë dhe duke mbajtur trofetë e Ligës së Kampionëve.
Çfarë mund të nënkuptojë ky ndryshim i papritur?
Tifozët janë lënë të dyshojnë nëse pas kësaj fshihet diçka më shumë sesa një përditësim i thjeshtë i profilit.
Vinicius që një kohë të gjatë është i lidhur me një kalim në Arabinë Saudite.
Sidomos, është Al-Hilal që ka treguar interesim më konkret për brazilianin, me bisedimet mes palëve që i ka konfirmuar edhe CEO i klubit saudit.