Vinicius Junior cak i thirrjeve raciste nga tifozët e Mallorcas

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Jr, u abuzua në mënyrë raciale nga tifozët e Real Mallorca gjatë një ndeshjeje në La Liga në stadiumin ‘Son Moix’ të dielën. Tifozët vendas u kapën në video nga ‘DAZN’ duke kënduar sharje racore në drejtim të sulmuesit brazilian, transmeton lajmi.net. Vinicius iu nënshtrua 10 faulleve gjatë ndeshjes ndaj…

Sport

06/02/2023 13:29

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Jr, u abuzua në mënyrë raciale nga tifozët e Real Mallorca gjatë një ndeshjeje në La Liga në stadiumin ‘Son Moix’ të dielën.

Tifozët vendas u kapën në video nga ‘DAZN’ duke kënduar sharje racore në drejtim të sulmuesit brazilian, transmeton lajmi.net.

Vinicius iu nënshtrua 10 faulleve gjatë ndeshjes ndaj Mallorcas, duke e bërë atë lojtarin me më së shumti faulla në pesë ligat më të mira të Evropës me një diferencë të konsiderueshme këtë sezon.

Ai u vu në shënjestër edhe nga ata që ishin në tribunë. Kjo është hera e tretë që Vinicius i nënshtrohet abuzimit racist gjatë një ndeshjeje në La Liga – me incidentin e parë që ndodhi në ‘Camp Nou’ kundër Barcelonës në nëntor 2021, përpara se të pësonte të njëjtin fat gjatë një takimi me Real Valladolid në dhjetor 2022.

Vinicius është shprehur kundër mungesës së veprimeve nga La Liga, duke i akuzuar ata se nuk kanë bërë asgjë për të eliminuar racizmin dhe format e tjera të paragjykimeve nga loja, me Javier Tebas që më vonë pretendoi se akuzat e bëra kundër kampionatit spanjoll ishin të padrejta dhe të pavërteta./Lajmi.net/