Vinicius Jr kërkon që racistëve t’iu ndalohet hyrja në stadium për gjithë jetën: Kur i lëndon tjerët, duhet paguash

Ylli i Real Madrid, Vinicius Jr ka bërë thirrje që tifozët që shfaqin racizëm të dënohen me ndalesë të përjetshme për futje në stadium. Braziliani Vinicius Jr ka qenë viktimë e disa fyerjeve raciste muajt e kaluar në Spanjë, dhe këto sulme vinin kinse për festimet e tij pas golave. Lidhur me racizmin dhe racistët…

Sport

24/10/2022 19:04

Ylli i Real Madrid, Vinicius Jr ka bërë thirrje që tifozët që shfaqin racizëm të dënohen me ndalesë të përjetshme për futje në stadium.

Braziliani Vinicius Jr ka qenë viktimë e disa fyerjeve raciste muajt e kaluar në Spanjë, dhe këto sulme vinin kinse për festimet e tij pas golave.

Lidhur me racizmin dhe racistët në futboll, Vinicius ka dhënë disa komente së fundmi, duke kërkuar dënim të përjetshëm për ta.

“Nëse lëndon njerëz tjerë, ti duhet paguash. Është e vështirë të thuhet se racizmi në futboll do të ndalet me kaq shumë njerëz që e bëjnë akoma. Por unë dua të besoj se ka më shumë njerëz të mirë sesa të këqij”, ka thënë Vinicius, përcjell lajmi.net.

“Të gjithë njerëzit racistë duhet të paguajnë në një mënyrë. Ata duan të shohin futboll, sikur ata tifozë të Atletico Madrid që nuk duhet lejuar kurrë të shkelin përsëri në stadium. Kjo do t’i bëjë ata të vuajnë pasojat dhe të reflektojnë për veprimet e tyre”, ka shtuar braziliani.

Vinicius ka arritur që edhe me paraqitjet e tij brilante në fushën e blertë të heshtë të gjithë këta njerëz që e fyenin. Ai tani synon që të jetë zëri kryesor që ata të heshtën edhe përmes ligjit. /Lajmi.net/