“Viktima qytetarët”, Ejupi: Bizneset po e përdorin shtrenjtimin e rrymës si pretekst për ngritje të çmimeve
Drejtori ekzekutiv i Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP), Burim Ejupi ka shprehur shqetësimin e tij për rritjen e fundit të çmimit të energjisë elektrike me gjashtëmbëdhjetë pikë një për qind në Kosovë, duke theksuar se kjo do të ketë pasoja të drejtpërdrejta në jetën e qytetarëve dhe funksionimin e bizneseve. Sipas Ejupit, kjo rritje është…

Lajme
Drejtori ekzekutiv i Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP), Burim Ejupi ka shprehur shqetësimin e tij për rritjen e fundit të çmimit të energjisë elektrike me gjashtëmbëdhjetë pikë një për qind në Kosovë, duke theksuar se kjo do të ketë pasoja të drejtpërdrejta në jetën e qytetarëve dhe funksionimin e bizneseve.
Sipas Ejupit, kjo rritje është duke u përdorur nga shumë biznese si pretekst për ngritje të përgjithshme të çmimeve, që rëndon edhe më shumë shportën e konsumatorit. Ai thekson se inflacioni ka arritur dhjetë për qind sipas ATK-së, çka tregon për përkeqësim të mëtejshëm të gjendjes ekonomike.
Gjithashtu, Ejupi thekson për KosovaPress se rreth gjashtëmbëdhjetë deri në tetëmbëdhjetë për qind të të ardhurave të qytetarëve shpenzohen për pagesat e energjisë elektrike.
Në përgjigje të kësaj situate, Ejupi ka kërkuar nga qeveria që të gjejë forma të tjera ndihme për qytetarët, për të lehtësuar ndikimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike në buxhetin e familjeve kosovare.
“Bizneset e kanë shfrytëzuar këtë situatë, ose si pretekst që menjëherë kanë filluar që t’i rrisin çmimet. Kjo ndikon, për arsyeje se inflacioni sipas ATK-së gjatë këtij muaji ka arrit në 10 për qind, d.m.th shporta e konsumatorit në produktet bazë është shtrenjtuar. Dhe tash me shtrenjtimin e rrymës, qytetari, zakonisht kur dihet që rroga mesatare është më pak se 800 euro në të gjithë sektorët, i bie që tash do të jetë shumë vështirë për qytetarin e Kosovës, për një apo dy rrogë, një familje që të kalojë muajin me muaj. Është pretekst i bizneseve, se çmimi i rrymës është shtrenjtuar për 16 për qind, por disa furra e kanë shtrenjtuar bukën për 20 për qind. Kjo është ekonomi e lirë e tregut, por qytetarët tash duhet të shikojnë prioritetin në cilin shpenzim me jap”, thekson Ejupi.
Ejupi paralajmëron se ndikimi më i madh mund të bjerë mbi bizneset prodhuese vendore, të cilat për shkak të kostos së rritur të energjisë do ta kenë të vështirë të konkurrojnë me produktet e importuara.
“Ajo që pritet që do të ketë njëfarë efekti zingjiror më të madh është puna e prodhuesve vendor, për arsyeje se nëse hyn në një market vërejmë se çmimet e produkteve vendore me ato të importuara janë aty-këtu, nuk ka një dallim shumë të madh. Dhe me këtë koston operative që është rryma kur dihet që shumica e bizneseve e përdor rrymën për prodhim, ose do t’i ngrit çmimet, është frika se prodhimet vendore nuk do të jenë konkurruese karshi importuesve. Por, uroj që të mos ndodhë kjo, por mund të ndodhë edhe në falimentim e kompanive”, thotë Ejupi.
Si zgjidhje afatgjatë, Ejupi theksoi nevojën për investime në efiçiencë energjetike dhe në burime alternative të energjisë.
Ai shtoi se energjia më e lirë është ajo që nuk konsumohet, dhe theksoi domosdoshmërinë e përshpejtimit të projekteve strategjike për energjinë.
“Rryma ndoshta do të shtrenjtohet edhe vitin që vjen, por çfarë duhet bërë, është për arsyeje që të subvencionohet masa tjera të efiçiencës të energjisë. Vendet në rajon dhe vendet e zhvilluara bizneset i kanë subvencionuar panelet solare, biznesit edhe pse i shtrenjtohet rryma, koston nuk e shfrytëzon, e merr për vet konsum. Vetëm nëse marrim 2024 pa kurrfarë paralajmërimi që do të shtrenjtohet rryma, bizneset në Kosovë kanë investuar më shumë se 60 megavat në panele solare. Paramendo, të kish qenë një ndihmë ose subvencionim i bizneseve, ai 60 megavatesh sot kish qenë ndoshta 300, dhe bizneset e kishin vetprodhua atë energji, sidomos gjatë ditës dhe kjo nuk ish vërejt shumë… 4:57 Duhet përshpejtuar ato projektet të cilat janë strategji të energjisë, duhet investuar më shumë në efiçiencë të energjisë. Energjia më e lirë është ajo që nuk e konsumojmë”, nënvizon Ejupi.
Ejupi nënvizon se qytetarët janë viktimat përfundimtare të këtyre zhvillimeve dhe do të detyrohen të bëjnë zgjedhje të vështira në buxhetin familjar.
“Edhe bizneset e kanë shfrytëzuar situatën, pretekstin e kanë, pra në fund viktima janë qytetarët, të cilat me ato mjete që kanë tash duhet të zgjedhin prioritetet çka duhet të mos shpenzojnë. A do të jetë një pjesë që tash ndoshta pushimet do t’i sakrifikojnë, për arsyeje se ato të hyra i kemi ne, a çka? Do të jemi dëshmitar ndoshta pas një viti, të bisedojmë efektin e saktë”, përfundon Ejupi.
Nga një maji ka hyrë në fuqi vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtim të energjisë elektrike prej gjashtëmbëdhjetë – pikë një për qind. Ky vendim është kundërshtuar nga qytetarët dhe partitë që deri më tash ishin në opozitë. Ndërsa, padia ndaj ZRRE-së u