Vieri me shaka i drejtohet Interit: Unë dhe Ronaldo jemi të lirë
Gjatë një interviste interesante për Sportmediaset, Christian Vieri i është vetë ofruar Interit.

Sport
Gjithë këtë e ka bërë në sensin e shakasë, kur dihet se Inter është vënë në kërkim të një emri të madh për fazën e sulmit.
Vieri që gjatë karrierës së tij ka veshur fanellën e Interit, ka thënë se ai dhe Ronaldo janë të lirë, dhe se mund t’u bashkohen ‘zikaltërve’.
“Afati është i gjatë, ka edhe shumë kohë. Jam i sigurt se ata do të marrin sulmues të mirë, sepse duan të bëjnë gjëra të mëdha”, ka deklaruar Vieri, përcjell lajmi.net.
“E di që dy lojtarë janë të lirë, Vieri dhe Ronaldo, ata duhet të na bindin. Unë jam pak në mbipeshë (qesh)./Lajmi.net/