Vidhte para nga xhepat e qytetarëve, arrestohet një person në Suharekë

Policia në Suharekë ka arrestuar një 61 vjeçar me inicialet A.S nga Prishtina nën dyshimet të ketë kryer pesë raste të vjedhjeve në xhepat e qytetarëve të Suharekës.

Lajme

20/06/2019 11:46

I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Vjedhjet kryesisht raportohet të kenë ndodhur në qendra tregtare, njërin nga tregjet e qytetit si dhe nëpër shtëpi, njofton raporti policor.

Vjedhjet janë regjistruar të kenë ndodhur kryesisht në xhepat e qytetarëve dhe mashtrimet janë bërë kryesisht te njerëzit e moshuar dhe te pensionistët. /Lajmi.net/