Vidhet një pushkë gjuetie nga një shtëpi në Vushtrri

Një pushkë gjuetie është vjedhur nga shtëpia e një qytetari në Vushtrri. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, vjedhja është raportuar më 16 tetor, rreth orës 07:00, ndërsa autorët e dyshuar janë persona të panjohur. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me trajtimin e rastit. “Vushtrri 16.10.2026-07:00.…

Lajme

19/10/2026 09:11

Një pushkë gjuetie është vjedhur nga shtëpia e një qytetari në Vushtrri.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, vjedhja është raportuar më 16 tetor, rreth orës 07:00, ndërsa autorët e dyshuar janë persona të panjohur.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me trajtimin e rastit.

“Vushtrri 16.10.2026-07:00. Është raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur nga shtëpia e viktimës mashkull kosovar një pushkë gjuetie. Njësitet përkatëse kanë dalë në vend ngjarjes për trajtim të rastit”, thuhet në raport të Policisë. /Lajmi.net/