Videoja bëhet virale, burri pas Trumpit imiton gjestet e presidentit gjatë tubimit
Një pjesëmarrës në një tubim të presidentit amerikan Donald Trump në Xhorxhia është bërë papritur personazhi kryesor i rrjeteve sociale, pasi kamerat e kanë kapur duke imituar gjestet dhe shprehjet e tij gjatë fjalimit. Ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme Wheeler në Marietta, ku burri i ulur pas Trumpit, i veshur me kostum dhe…
Bota
Një pjesëmarrës në një tubim të presidentit amerikan Donald Trump në Xhorxhia është bërë papritur personazhi kryesor i rrjeteve sociale, pasi kamerat e kanë kapur duke imituar gjestet dhe shprehjet e tij gjatë fjalimit.
Ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme Wheeler në Marietta, ku burri i ulur pas Trumpit, i veshur me kostum dhe kravatë të kuqe, është parë duke përsëritur lëvizjet e duarve dhe mimikën e presidentit.
Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në rrjete sociale, ku shumë përdorues kanë komentuar se ai dukej sikur po e parodizonte Trumpin, ndërsa të tjerë kanë ngritur pyetje nëse veprimet e tij ishin thjesht humor apo një imitimi i qëllimshëm.
Gjatë tubimit, Trump foli për tema politike, përfshirë Iranin dhe kundërshtarët e tij, por vëmendja e shumë shikuesve u përqendrua te personi që qëndronte pas tij.
Më vonë, disa përdorues vunë re se burri nuk shfaqej më në pamjet televizive, por nuk është bërë e qartë nëse ai kishte ndryshuar vend apo ishte larguar nga këndi i kamerave.