Video që tregon se sa lehtë është ta fshehësh pushkën në trup (Video)

Një video e postuar në internet shfaq se sa e lehtë është ta fshehësh një pushkë “AR-15” dhe qindra karikatorë me municion në pjesën e parme të trupit.

Fun

18/06/2016 18:58

DailyMail raporton se Rob Buck e xhiroi një video 83 sekonda të gjatë, të cilën e postoi në Facebook të martën me këtë mbishkrim: “Për teoricienët e konspiracionit të cilët thonë se kjo gjë nuk bëhet dot,” transmeton Gazeta Express.

Brenda vetëm një minute, Buck shihet duke e zotëruar pushkën gjysmë automatike dhe duke e vendosur dhe larguar me shpjetësi karikatorët në të, para se të nxjerrë një revole dhe ta bëjë të njëjtën dhe më të.

Këto armë janë të ngjashme me ato që u përdoren nga Omar Mateen, i cili vrau 49 persona në klubin e natës së homoseksualëve në Orlando në orët e hershme të së dielës para se ekipi SWAT qëlloi atë për vdekje.