Vidal po, Morata jo

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka njoftuar se Arturo Vidal do të rikthehet në formacionin bazë për ndeshjen kundër Cesenës. Por, jo edhe sulmuesi Alvaro Morata.

Sport

23/09/2014 14:10

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka paralajmëruar se mesfushori Arturo Vidal do të rikthehet të luajë nga minuta e parë në duelin kundër Cesenës të mërkurën mbrëma.

Mirëpo, ai theksoi se përforcimi i ri Alvaro Morata ende nuk është i gatshëm që të ketë minutash të plotë me Bianconerët.

“Vidal është stërvitur me ekipin që tri-katër ditë, nuk është në 100 për qind, por ka nevojë për minutazh”, deklaroi Allegri në konferencë për shtyp para ndeshjes.

Kurse, sa i përket Moratas, Allegri shtoi: “Alvaro ka kualitete të mëdha teknike por është rikthyer nga mungesa prej një muaj dhe nuk ka luajtur as në miqësore, ka nevojë të integrohet ngadalë”.